'Rick bëri punë të shkëlqyer'/Ja si Trumpi e falënderon Grenellin, e dua afër meje

'Rick bëri punë të shkëlqyer'/Ja si Trumpi e falënderon Grenellin, e dua afër meje

20:03, 27/09/2020

Presidenti amerikan, Donald Trump siç duket është i impresionuar me punën që ka bërë ambasadaori Richard Grenell, në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai e ka cilësuar si një njeri shumë të veçantë Grenellin, duke thënë se ka bërë një punë të shkëlqyer.

Trump përmes një videoje tha se nëse rizgjidhet president, dëshiron që Richard Grenell të punojë sërish bashkë me të.

“Dua ta falënderoj Richard Grenell, ai është një njeri shumë i veçantë. Grenell ka bërë një punë të shkëlqyer, nëse rizgjedhem president, e dua sërish në Washington nuk do ta lë të largohet. Unë dua që të falënderoj mikun tim Rick, sepse ai është një njeri shumë i veçantë. “, ka thënë Trump.

Këtë video e ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram vet ambasadori Grenell.

Më 4 shtator, Kosova e Serbia nënshkruan një marrëveshje ekonomike, ku Trump ishte prezent, dhe përmes saj siguroi njohjen e Kosovës nga Izraeli. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

G.O.A.T @realdonaldtrump

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco