Kjo nomenklaturë po mundohet të mbijetojë edhe ndonjë ditë, thotë Haxhiu

Kjo nomenklaturë po mundohet të mbijetojë edhe ndonjë ditë, thotë Haxhiu

21:01, 26/09/2020

Vullneti i shprehur me 6 tetor të vitit të kaluar ishte vijë e qartë e kuqe me politikën e vjetër, thotë ish ministrja e Drejtësisë nga LVV-ja Albulena Haxhiu.

Nga poli i PDK-së, LDK-ja tha se po afrohej me VV-në. Dhe kështu mori votat e qytetarëve. Kjo vijë e kuqe e LDK-së u hoq në muajin mars kur rrëzuan qeverinë Kurti dhe tradhtuan votën qytetare. 

"Ajo që tha sot Isa Mustafa është vetëm titulli i një vepre që kishte nisur më herët. Nëse qytetarët kanë vendosur saktësisht ndryshe nga ajo çka paska vendosur LDK-ja, atëherë kjo e fundit përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetarë", tha Haxhiu.

Sipas saj sigurisht, vijat e kuqe gjithnjë janë hequr në emër të "interesave madhore".
Ajo tha se këto janë orvatjet për t'i ikur zgjedhjeve në mënyrë që kjo nomenklaturë të mbijetojë edhe ndonjë ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco