Pasi qeveria ka marrë vendimin për masat e reja anti-covid, ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti, shkruan Syri.net Kosova.
"Trajektorja e të infektuarve me virusin #COVID19 po bie vazhdimisht në Kosovë, falë masave të marra dhe zbatimit të tyre. Sot, i kemi rishikuar masat për parandalim për t'ju mbajtur juve të sigurt - por nuk mund ta bëjmë këtë pa ju.
Në mbledhjen e sotme virtuale të Qeverisë së Kosovës, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe ekspertëve, kemi marrë vendim për masa të reja për parandalim të përhapjes së COVID-19.", ka shkruar Hoti në Facebook.
Postimi i plotë:
#mosushliro Të dashur qytetarë, Derisa numri i rasteve me #COVID19 ???? vazhdon të bie, ne po punojmë më shumë se kurrë...
Posted by Avdullah Hoti on Friday, September 25, 2020
© SYRI.net