A mund ta cenojë sigurinë e përgjithshme publikimi i dosjeve nga OVL-UÇK...

A mund ta cenojë sigurinë e përgjithshme publikimi i dosjeve nga OVL-UÇK...

20:03, 25/09/2020

Njohës të sigurisë e kanë quajtur skandaloze rrjedhën e dosjeve nëse kjo ka ndodhur nga Dhomat e Specializuara. Ata kanë shtuar se publikimi i tyre nga OVL e UÇK’së mund të tensionojë gjendjen.

Brenda pak ditësh persona të panjohur kanë dorëzuar mijëra dosje në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së. Këto nuk dihen prej nga kanë ardhur por se në to pretendohet se figurojnë emra të dëshmitarëve dhe të akuzuarve potencialë të Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Por publikimi i tyre nga OVL e UÇK’së a mund ta cenojë sigurinë e përgjithshme të vendit?

Përgjigjen e kësaj pyetje e jep njohëse i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ai thotë se destabilizim nuk mund të ketë por nuk përjashton mundësinë e tensionimit të situatës.

“Mund të ngrisë tensione të panevojshme për shkak të vetë mos harmonizimit me koëh të institucioneve vendore në rastet që janë të rregullta, gjegjësisht të pritshme që të reagojnë’, tha Ibishi për televizionin publik në vend.

Ibishi hedh dyshime në vërtetësinë e këtyre dosjeve.

“Është e pajustifikueshme, e papranueshme që këtu ka dorë edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë por edhe Prokuroria Speciale me ato dosje shumë të dyshimta”, theksoi Ibishi.

Sipas tij organet kompetente të Republikës së Kosovës do të duhej të vepronin në kohë.

Veprim të gabuar të publikimit të dosjeve nga Organizata e Veteranëve të Luftës e ka vlerësuar presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco