Zyrtarë të DFC-së në Kosovë për zbatimin e projekteve nga marrëveshja e 4 shtatorit

Zyrtarë të DFC-së në Kosovë për zbatimin e projekteve nga marrëveshja e 4 shtatorit

19:16, 25/09/2020

Caleb McCarry, këshilltar i krye shefit ekzekutiv të Korporatës amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar, tha në Prishtinë se “marrëveshja historike për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e fillimit të këtij muaji, hap rrugën për rritjen e investimeve për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal”.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Kosovë, për të diskutuar siç thuhet zbatimin e projekteve që dalin nga dakordimi i 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti McCarry tha se korporata “është e përkushtuar për të ofruar mjete financiare për të ndihmuar nxitjen e investimeve në lidhjet rrugore, hekurudhore dhe projektet e tjera që krijojnë vende pune, përmes të cilave përfiton populli i Kosovës”.

Vizita e përfaqësuesve të kësaj korporate pason atë të fillimit të javës të një delegacioni të lartë amerikan të prirë nga ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi së bashku me agjenci të ndryshme amerikane në funksion të fillimit të zbatimit të zotimeve të bëra me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Delegacioni amerikan nënshkroi deklaratë të përbashkët me Kosovën dhe Serbinë, e cila, siç thuhet, garanton zbatimin e projekteve, ndërsa ambasadori Grenell tha se vizita është dëshmi e përkushtimit për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Washington

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco