Gecaj e quan diktator Kurtin pas fjalëve të Thaçit për Glauk Konjufcën

Gecaj e quan diktator Kurtin pas fjalëve të Thaçit për Glauk Konjufcën

09:15, 25/09/2020

Shefi i kabinetit të ministrit të mbrojtes nga LDK, Bajram Gecaj e ka quajtur diktator liderin e LVV, Albin Kurtin, pasi dje gjatë një emisioni televiziv, presidentit Thaçi foli rreth marrëdhënieve të Kurtit me Konjufcën – njofton Syri.net Kosova

Gecaj ka shkruar në facebook: “Element esencial i karakterit të autokratëve dhe diktatoreve është mungesa e besimit ndaj secilit, përfshirë bashkëpunëtorët më të afërt. Madje-madje, ata zakonisht edhe ekzekutojnë bashkëpunëtorët e tyre. Nëse nuk ke zotësi të krijosh një rreth (ekip) të besuar, nuk meriton udhëheqjen as të “mëhallës” e lërë më të shtetit. “Ai tha se unë nuk kam njeri kaq të afërt që i besoj, ai tha se unë punoj veç vet”, deklaroi Thaçi ti ketë thënë Kurti kur kishin diskutuar mbi angazhimin e Glauk Konjufcës”

Shkrimin e tij e ka përfunduar me atë se për çfarë janë befasuar si LDK.

“P.S. Ndërsa ne befasoheshim me mosbesim e tij ndaj nesh!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco