Thaçi po na paralajmëron për rrezikun e shpërthimit të një bombe të cilën vet e ka montuar

Thaçi po na paralajmëron për rrezikun e shpërthimit të një bombe të cilën vet e ka montuar

09:09, 25/09/2020

Albert Krasniqi nga shoqëria civile ka komentuar deklaratat e Presidentit Thaçi në lidhje me krijimin e Asociacionit.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë se presidentit po paralajmëron shpërthimin e një bombe të cilën vet e ka montuar, e që fjala është për asociacionin e komunave serbe.

“Thaçi President po na thotë se “Asociacioni është fillim i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga brenda, dhe se është si Republika Srpska”.

“Thaçi Kryeministër na thoshte se “Asociacioni është vetëm një OJQ, dhe se Marrëveshja është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”.

“Nëse Thaçi Kryeministër do të ishte kaq kundërshtues i Asociacionit sikurse po na del Thaçi President, ne sot nuk të merreshim me pasojat që ai i ka krijuar në vitin 2013” – përfundon shkrimin e tij Krasniqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco