Eksperti amerikan: Ky ishte qëllimi kryesor i marrëveshjes në Uashington, ja kush fitoi

Eksperti amerikan: Ky ishte qëllimi kryesor i marrëveshjes në Uashington, ja kush fitoi

22:33, 24/09/2020

Eksperti për çështje të Ballkanit Daniel Serwer, ka komentuar për marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje nuk ka shumë vlerë për Kosovën dhe Serbinë, pasi sipas tij, qëllimi i saj kryesor ishte të ndihmonte presidentin amerikan Donald Trump, të rizgjidhet në këtë post.

“Marrëveshja nuk do të thotë shumë për Serbinë ose Kosovën - qëllimi i saj kryesor ishte të ndihmonte fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Trump, por as ajo nuk bëri shumë për këtë”, ka deklaruar eksperti amerikan në një prononcim.

Megjithatë, Serwer vlerëson se fitues i vetëm është Kosova, pasi mori njohjen nga Izraeli. Por, sipas tij, vendosja e ambasadës së saj në Jerusalem, nuk do të kënaq Bashkimin Evropian dhe palestinezët.

“Fituesi i vetëm i qartë është Kosova, pasi ajo merr njohjen nga Izraeli (por duhet të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem, e cila nuk do t'i kënaqë Palestinezët, Bashkimin Evropian dhe shumë vende të tjera)”, është shprehur më tej analisti.

Ndërsa, për pikat tjera të marrëveshjes, Serwer ka thënë se janë të paqarta dhe mund të ndodhë që nuk do të zbatohen në mënyrë serioze.

“Pjesa tjetër është zbatimi i gjërave të rëna dakord dhe përafrimi i politikave për gazin natyror dhe Huawei me SHBA. Por, ato dispozita janë të paqarta dhe ka të ngjarë të mos zbatohen në një mënyrë serioze”, ka thënë Daniel Serwer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco