Nuk është shaka, Hoti pranoi që t'i ndryshohet emri liqenit të Ujmanit

Nuk është shaka, Hoti pranoi që t'i ndryshohet emri liqenit të Ujmanit

21:53, 24/09/2020

Kryeministri Avdullah ka befasuar me një status të tij në Facebook, në të cilin thotë se e ka mirëpritur  propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arrijen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Ai po e konsideron këtë marrëveshje si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke, shkruan Syri.net Kosova.

"Në shenjë nderimi për rolin e tyre vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e shtetësisë së Republikës sonë anekënd botës, ne i kemi pagëzuar sheshet më të bukrua të qyteteve tona me emrat e personaliteteve më të shquara të Shteteve të Bashkuara Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj.", ka shkruar Hoti.

Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj do t’u jenë përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat, siç thoshte Presidenti Rugova, ne kemi miqësi speciale dhe të përhershme.

Postimi i plotë:

E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë...

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, September 24, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco