Zafir Berisha 'shkëlqen' në postin e ri, u emërova koordinator dhe të gjithë e mësuan çka është siguria kibernetike

Zafir Berisha 'shkëlqen' në postin e ri, u emërova koordinator dhe të gjithë e mësuan çka është siguria kibernetike

20:40, 24/09/2020

Koordinatori i ri Nacional për Sigurinë Kibernetike, Zafir Berisha, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka folur për jehonën që bëri në opinion emërimi i tij në këtë post nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Berisha ka thënë se me gjithë këtë ‘zhurmë’, ai ka ndikuar që të gjithë të mësojnë se çka është siguria kibernetike.

“Në gjithë këtë zhurmë të madhe e kam pa një të mirë, sepse duke u marrë me mua, faktikisht kanë filluar edhe ata që se kanë ditur se çka është siguria kibernetike me mësu. Megjithatë u bë një sensibizilim i cili i ka munguar vendit tonë”, tha Berisha përballë Jeta Xharrës.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, Berisha po flet për punën e tij si Koordinator, ndërsa temë debati është edhe (pa)siguria kibernetike në Kosovë, investimet në fushën e teknologjisë informative dhe planet e qeverisë për këtë fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco