Marrëveshje ekonomike apo politike në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka, e as që ka me pasë

Marrëveshje ekonomike apo politike në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka, e as që ka me pasë

13:55, 24/09/2020

Tanimë po shihet që marrëveshje ekonomike apo politike në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka, e as që ka me pasë. Por, ka plan për rimëkëmbjen dhe faktorizimin e Serbisë, të cilin plan janë duke e zbatuar proserbët Donald Trump dhe Richard Grenell, thotë analisti Daut Dauti.

Ai shtoi se sipas këtij plani, Serbia më nuk shikon prapa për t’i parë gjurmët e krimeve dhe shkatërrimeve që i ka shkaktuar në të kaluarën në ish Jugosllavi, por do të ecë para në rrugën e krijimit të një superfuqie ekonomike dhe ushtarake në Ballkan. Ky plan e parasheh Kosovën koloni të Serbisë. 

Sips tij politika e drejtë amerikane për Ballkanin, e inicuar nga Geoge Bush (plaku), e që ka vazhduar deri te Barack Obama, ka marrë fund. Duhet të jemi mëse naivë nëse nuk e shohim këtë fakt.

"Tashti, marrveshje do të ketë, por sipas kushteve që do t’i diktoj Serbia. Kosova, madje nuk është as palë në ndonjë marrëveshje eventuale. Kosova do të jetë ‘palë’ vetëm sa për t’i nënshkruar dhe zbatuar ‘marrëveshjet’ që dikush tjetër i bënë për llogari (interesa) të veta, e jo të Kosovës", tha Dauti. 

Analisti shtoi se gjatë 20 viteve, ne e kemi shkatërru veten dhe mundësinë e krijimit të një shteti çfarë është dashur dhe ku Kosova do të ishte palë në ndonjë proces me Serbinë. Problemi bëhet edhe më i madh pasi që këtë shkatërrim ende jemi duke e mbrojtur me politikë dhe media tonat. 

"Momentalisht, shpresa e vetme e Kosovës është humbja e Donald Trumpit në zgjedhje",tha analisti Daut Dauti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco