Fillon periudha e artë e faktorit shqiptar në Malin e Zi, nga befasia e Dritanit

Fillon periudha e artë e faktorit shqiptar në Malin e Zi, nga befasia e Dritanit

09:55, 24/09/2020 Nga B.T

Në një intervistë për "Syri.net" flet Ilir Harasani, nënkryetar i partisë URA nga Ulqini për sfidat  e koaliconit të ri në Malin ne Zi.

"Kjo mund të jetë një periudhë e artë sa i përket faktorit shqiptar në Malin e Zi edhe pse subjektet nacionale shqiptare kanë qenë pjesë e qeverisë edhe në të kaluarën", tha nënkryetari i subjektit URA Ilir Harasani.

Ai tregoi se pas certifikimit të zgjedhjeve dhe konstatimeve finale nuk pati ndonjë ndryshim të procesit zgjedhor.

Menjëherë pas cerfikimit të rezultateve kanë nisur negociatat e subjekteve fituese për formimin e qeverisë dhe parlamentit të ri në Malin e Zi nga Krivokapiq, Beçiq dhe Abazit e cila ishte shumica parlamentare prej 41 deputetëve, por pritet që kësaj qeverie t'i bashkohen edhe subjektet tjera.

Të mërkurën është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Malit të Zi dhe pritet edhe zgjedhja e kabinetit qeveritar, ku për mandatar për kryeministër do jetë Zdravko Krivokapiq.

Sipas tij sistemi zgjedhor e politik në Malin e Zi është pak a shumë i komplikuar dhe jo u njohur sa duhet në rajon.

"Ne shqiptarët në Malin e Zi e përbëjnë 4.9 për qind dhe jo si në Maqedoni ku shqiptarë janë 30 për qind. Pritjet janë shumë të mëdha që të jemi edh epjesë e qeveirsë. Ne jemi në numër të pakët dh ekjo ishte befasia më e madhe që Dritanit ti bie kjo barrë pozitive dhe që mund të jetë bartës i qeverisë me 4.9 për qind të popullatës", tha Harasani.

Sipas tij kjo befasi është pritur mirë, por jo edhe aq sa duhej, sepse ka pasur dezinformata se Ura do të jetë pjesë e qeverisë ku do marrin pjesë edhe partia prosërbe dhe me kalimin e kohës disa gjëra janë shëruar dhe gjërat janë stabilizuar.

"Presim të marrim përkrahje edhe nga qytetarët e tjerë shqiptarë ku edhe gjatë takimeve me përfaqësuesit e këtyre subjekteve shqiptare kemi marr përkrahje", tha Harasani.

Sipas tij sfidat janë tjet të mëdha, kur kihet parasysh se pushteti nuk është ndërruar për tridhjetë vjet dhe ku ka qeverisë nga një subjekt dhe një person. Rrënjët e asaj qeverije janë tjejet të mëdha dhe nuk do mend se këto rrënjë do të shkulen për një kohë të shkurtër.

"Janë disa hapa  që ne do i ndërmarrim dhe disa gjëra që janë thelbësore do të ndryshojnë si LIgji për Prejardhjen e Pasurisë do të miratohet dhe Ligji për Hapjen e Dosjeve kur dihet se disa persona kanë qenë të përfshirë në krim të organizuar dhe në mafia", tha nënkryetari i URA-s në Ulqin. 

Sfidat tjera që janë të shumta si reforma në drjetësi, arsim e tjera fusha, por duhet më shumë kohë për të ecur më mirë. 

"Ne kemi këmbëngulur që  të na takojnë ministritë që lidhen me sigurinë e drejtësinë, mbrojtjen ku përfshihen, ushtria,  policia, inteloigjencia e tjerë sektorë", tha ai.

Nënkryetari i URA-së tregon për "Syri.net" se për Komunën e Ulqinit, do të kërkojnë e realizojnë që të kthehet prona e Valdanosit,  të kthehen në menaxhim të komunës të mirat detare dhe kthimi i pronës së  Kripores së Ulqinit.

Po ashtu do të këmbëngulin e realizojnë edhe shkëputjen e kontratave  fiktive të investitorëve të hoteleve në Komunën e Ulqinit. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco