Tomë Gashi tregon se çfarë mund të publikohet në media rreth

Tomë Gashi tregon se çfarë mund të publikohet në media rreth "dosjeve" të Speciales

07:50, 24/09/2020

Avokati Tomë Gashi ka bërë thirrje që të mos publikohen kurrsesi dosjet e Speciales që do të kompromentonin emrat e dëshmitarëve. Gjithsesi ai thotë se dicka tjetër nga ato dosje mund të publikohet.

Ai ka thënë që të publikohen nëse është e mundur komunikimet e Speciales me institucionet serbe.

“Nuk besoj që është krim publikimi i komunikimit të institucioneve të Serbisë me ato të Gjykatës Speciale”, tha ai.

“Apeloj që të mos publikohet asesi emri i dëshmitarëve apo emra tjerë. Ne kemi harxhuar shumë miliona që ishin fonde të BE’së. Në vend që të kishim ndërtuar shkolla, objekte e institucione e tjera gjëra që duhej në ndërtim të shtetit tani duhet të harxhojmë nëpër gjykata ndërkombëtare. Jemi ardhur në një situatë kur tani SHBA përmes ndihmës tonë ja kanë hapur rrugës Serbisë. Për herë të parë prej vitit 1999 Serbia për herë të parë shkon në Shtëpinë e Bardhë”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco