A e ka bllokuar Asociacioni dialogun, e zbulon Skender Hyseni

A e ka bllokuar Asociacioni dialogun, e zbulon Skender Hyseni

17:04, 23/09/2020

Asociacioni i komunave që në takimin e fundit Kosovë-Serbi ishte temë përplasjesh e palëve, sipas mediave serbe e ka bllokuar dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja duke anuluar takimin e 28 shtatorit. 

Për këto raportime ka folur për Gazetën Express koordinatori për dialog, Skënder Hyseni.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano sot ka konfirmuar se së shpejti do të publikohen datat e takimeve Kosovë-Serbi në Bruksel.

Megjithatë, mediat serbe raportojnë se Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen në tavolinë të dialogut, pas refuzimit të Kosovës që të dialogohet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Express për këtë çështje ka kontaktuar koordinatorin e Kosovës në dialog, Skënder Hysenin, që në takimin e fundit me Serbinë në Bruksel ka deklaruar se ishte përplasur me palën serbe për shkak se ata po insistonin që asociacioni të jetë temë e diskutimit.

Hyseni ka deklaruar për Gazetën Express se qëndrimin e vendit sa i përket diskutimit për Asociacionin e ka treguar të enjten e kaluar në Bruksel.

 Rrjedhimisht, ai nuk ka treguar nëse është anuluar takimi i 28 shtatorit, duke thënë se nuk i komenton shkrimet e mediave serbe.

Çështja e asociacionit ka ngritur reagime edhe në vend. Opozita dhe presidenti Hashim Thaçi kanë deklaruar se një temë e tillë nuk duhet të diskutohet me Serbinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco