Haradinaj në A-Show: Moszgjidhja përfundimtare e konfliktit mund të kthejë sërish tragjiken

Haradinaj në A-Show: Moszgjidhja përfundimtare e konfliktit mund të kthejë sërish tragjiken

22:03, 22/09/2020

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë prej afro 30 minuta me gazetarin Adi Krasta për A-Show në Syri Tv është ndalur fillimisht të vizita e ambasadorit Grenell në Kosovë dhe arsyet përse nuk u takuan. Por kështu Haradinaj komentoi edhe deklaratën e Trump për ndalimin e vrasjeve midis Kosovës dhe Serbisë.

‘Me ambasadorin Grenell nuk u takova këtë herë. Ka ndodhur një takim i delegacionit të Grenell me delegacionin e qeverisë së Kosovë, një takim jashtëzakonisht i frytshë.

Historia e Serbisë, e Kosovës, e jona si Kosovë me Serbinë, është tragjike, me shumë vrasje dhe vuajtje.

Moszgjidhja përfundimtare e konfliktit rrezikon me e kthyer edhe njëherë tragjiken.

Idetë e dikurshme me lëvizje kufijsh mund të na kthejnë pas në kohë.

E thënë në këtë kontekst me atë që ka thënë Trump, nuk duhet harruar që një konflikt është potencial për vrasje.

Mbyllja e çështjes Kosovë-Serbisë është edhe mbyllja e mundësisë për t’u kthyer në të kaluarën

Gjërat nuk shikohen në një ditë, por në kontekst të një konflikti midis dy vende.

Lënia hapur  e këtyre çështjeve rrezikon që të ndodhin zhvillime tragjike

Dhe kështu mund të kuptohet kjo deklaratë e Trump.

Ta themi që Amerika mban trupa amerikane për të ruajtur paqen në Kosovë dhe një marrëvëshje Kosovë-Serbi mund të kuptohet më pak punë për ushtarët.’

Haradinaj ka komentuar edhe atë çfarë ka humbur dhe fitur Kosova nga marrëveshja.

‘Tani te kaubojtë është një titull i çmuar për vendin ku vijnë amerikanët. Unë kam pasur një takim me senatorin Ëinhof, edhe në takimin në zyrën e tij kishte mbathur këto çizmet e kaubojit.

Fjala e kaubojit ishte e vëretë, aty ma konfirmoi përkrahjen e Amerikës për krijimin e ushtrisë.

Nuk është 100 milion dollarë, por shumë më shumë.

Jo vetëm për shumat e parave, por mbi 1 miliard dollarë investime.

Dy institucione monetare që janë amerikane, që janë shtetërore dhe që kanë edhe partneritet me privatët, kanë marrë obligimin për financimin e projekteve të caktuara në Kosovë por edhe në Serbi.

Me këtë marrëveshje është hequr hezitimi për të investuar në Kosovë.’

Haradinaj foli edhe për një pikat më të nxehta të marrëveshjes trepalëshe, që ishte edhe liqeni i Ujmanit, ku kërcënoi se do të dilte nga qeveria Hoti

‘Me këtë situatë të re arrija me vogël është vetë shumë, ndërkohë më ë emadh është ka ndërruar investimi

Një shqetësim kemi vizibilitetin për liqenin e Ujmani

Rreziku është një fizibilet mos me qënë në kuadër të Kushtetutës sonë, mund të jemi në vështirësi.

Ne nuk e kemi fituar si duhet betejën e 4 shtatorit për Ujmanin.

Unë e shikoj një hap të madh marrëvëshjen

Por di që mund të ishim më të sigurtë për Ujmanin.

Unë mbështes pozicionin e Kosovës në këtë marrëveshje të nënshkruar. Qëndroj pas obligimeve të marra nga Kosova,

Nëse në një veprim të caktuar rrezikohet interesi i Kosovës, do largohesha unë dhe AAK nga qeverisja

Nga frika për çështjen e Ujmanit, kam qenë shumë i interesuar që marrëveshja mos të jetë 2 palëshe, që mos nënshkruajmë me Serbinë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco