Çka këndoi si bilbil Hashim Thaçi për 4 ditë në Gjykatën Speciale...

Çka këndoi si bilbil Hashim Thaçi për 4 ditë në Gjykatën Speciale...

21:10, 22/09/2020

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka befasuar me një deklaratë të tij, lidhur me rritjen e VV-së, duke u bazuar në sondazhet që po bëjnë ata brenda partisë, shkruan Syri.net Kosova.

Ai madje ka theksuar se VV-ja e ka kaluar edhe LDK-në e vitit 2001, duke theksuar se janë të parët nëse do të mbahen zgjedhjet edhe sot.

Por Kurti ka theksuar se e kanë problem se me kënd do të bëjnë koalicion.

Derisa duke folur për intervistën e presidentit Hashim Thaçi në Hagë, ka theksuar se ai ka kënduar atje si bilbil për katër ditë atje.

"Çka këndoi si bilbil për 4 ditë Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale", ka pyetur Kurti në intervistë.

"Halli jonë është se nuk dimë se me kënd do të bëjmë koalicion", ka theksuar Kurti në Desku të KTV-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco