Sot asnjë vdekje nga Covid...ja çka shkruan Hoti në Facebook

Sot asnjë vdekje nga Covid...ja çka shkruan Hoti në Facebook

20:54, 22/09/2020

Pasi sot nuk ka pasur asnjë viktimë nga virusi i rrezikshëm, Covid-19, ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti, duke theksuar se ky lajm i gëzon të gjithë pa përjashtim, shkruan Syri.net Kosova.

"Kjo na gëzon të gjithëve, veçanërisht profesionistët shëndetësor që janë duke punuar për gjashtë muaj rresht pa pushim. 
Lufta e jonë për çdo jetë është detyrë. Me gjithë vështirësitë që kemi, nuk do të ndalemi. Ky ishte zotimi ynë sot në bashkëbisedimin që kishim me mjekët në QKUK", ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas tij, tash kemi përkrah edhe profesionistë shëndetësor nga vende mike si Italia e Gjermania. 

"Përvoja e tyre do jetë një ndihmë e çmuar për mjekët tanë", ka shkruar më tej Hoti.

Postimi i plotë:

Asnjë vdekje nga Covid në 24 orët e fundit! Kjo na gëzon të gjithëve, veçanërisht profesionistët shëndetësor që janë...

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, September 22, 2020

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco