Këmbëngul Kurti: Thikat kanë qenë mbi harta dhe piruni në duart e Vuçiqit

Këmbëngul Kurti: Thikat kanë qenë mbi harta dhe piruni në duart e Vuçiqit

20:41, 22/09/2020

Albin Kurti insiston se thikat mbi harta kanë kurse piruni ka qenë në duart e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, megjithatë thekson se ky plan ka dështuar, por ideja si e tillë nuk ka vdekur.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin Desku ka treguar detaje para takimit të tij me presidentin Hashim Thaçi, por edhe detaje brenda atij takimi në Presidencë.

Kurti thotë se Thaçi nuk i tregonte se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

“Ai më tha po të lejonte shoqja jote Vjosa Osmani, të raportoja në Kuvend do të tregoja. Nuk tregonte çfarë marrëveshje bëhej fjalë”, tha Kurti. "Por si është e mundur të raportonte para 120 deputetëve të tregonte a është marrëveshje me hartë e pa hartë e jo para meje".

E paraprakisht për atë marrëveshje Kurti thotë se i ka folur këshilltari i presidentit Ardian Arifaj.

“Ai nuk më ka folur për cilësinë e marrëveshjes por paraprakisht më ka folur këshilltari i tij, Ardian Arifaj, përmes një takimi të rastësishëm me ministrin tim (Arben Vitia). Për mua ai është më i rëndësishëm se çdo këshilltar për shkak se përkthen. Një takim disa ditë para se unë ta takoja presidentin Arifaj ka takuar Arben Vitinë, të cilit i ka thënë ‘hajde ta kryejmë këtë punën e marrëveshjes thuaj edhe Albinit se edhe juve të Vetëvendosjes ju bie mirë sepse jeni për bashkim kombëtar’. Atëhere ministri e ka pyetur se çfarë marrëveshje është ajo me e dhënë veriun a? (Arifaj) i është përgjigjur ‘jo, jo veriun. Leposaviqin po, por Ujmani mbetet me ne, Trepça mbetet me neve edhe nuk i japim këto pasuri’”, ka thënë Kurti.

Kurse, sipas Kurtit, për Luginën e Preshevës Arifaj ka thënë se e marrin Preshevën. Kurse kur është pyetur për Medvegjën e Bujanocin, Arifaj i është përgjigjur Vitisë se aty më nuk ka shqiptarë, ka vetëm serbë.

“E njohja e Kosovës? ‘Jo njohje nga Serbia nuk mund të kemi por do të kemi ulëse në OKB’. Pra, këshilltari i presidentit flet në emër të Xi Jinpingut dhe të Vladimir Putinit. Sepse ulëse në OKB pa Këshill të Sigurimit nuk ka. Pra, ky takim ka ndodhur para se ta takoja unë presidentin Thaçi dhe ai ka qenë i vetëdijshëm se unë jam në dijeni për këtë marrëveshje po nuk donte të ma thoshte”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se këtë bisedë ndërmjet Arifajt dhe Vitisë ia ka bërë të ditur presidentit Thaçit, i cili për këtë i ka thënë se, “mos e merr seriozisht Ardian Arifajn, por vetëm çka thotë Bekim Çollaku”.

Kurti sërish thotë se thikat mbi harta kanë ekzistuar.

“Ai takim ka dështuar që ne ta ndajmë ekonominë dhe institucionet e Kosovës. Dhe ka dështuar që unë të bëhem pjesë e projektit ku, po kanë qenë thikat mbi harta dhe piruni ka qenë në duart e presidentit Vuçiq. Pra, ky ka qenë plani i tyre, mirëpo ky plan i tyre unë besoj se ka dështuar, por ideja si e tillë nuk ka vdekur sepse ka më shumë se dy vjet që në bisedime jo publike kanë ardhur deri të këto solucione të cilat janë nën petkun e shkëmbimit territorial, praktikisht ndarje të Kosovës”, ka thënë Kurti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco