Kurti: Ja dy momentet e rëndësishme të qeverisë sime që shkaktuan panik të kundërshtarët

Kurti: Ja dy momentet e rëndësishme të qeverisë sime që shkaktuan panik të kundërshtarët

20:19, 22/09/2020

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeministër i Kosovës i ka përmendur në DESKU të KTV-së dy momente të qeverisjes së tij, për të cilat ka thënë se ka shkaktuar panik te kundërshtarët politikë. 

Ai është pyetur rreth kritikave që i janë bërë qeverisë së tij.

“Ka pasur kritika, ka pasur edhe sulme… Por ato dy momente që i kanë hedhur në panik kundërshtarët tanë janë: Shkarkimi i bordeve të korruptuara të shumicës së ndërmarrjeve publike qendrore dhe fillimi i procesit të vettingut përmes një grupi nismëtar të ekspertëve. Nuk kanë besuar se aq herët do të veprohet aq ashpër kundër korrupsionit”, ka thënë ai.

Qysh në fillim, kreu i Vetëvendosjes e ka përmendur se vetëm edhe dy javë bëhen 1 vjet që nga zgjedhjet e përgjithshme.

“Sot dy javë bëhen 1 vjet nga zgjedhjet, kur qytetarët vendosën për nbdryshim. Ia dhanë një përparësi LVV-së, krahasuar me LDK-në, me ç’rast ia dhanë një përparësi kryeparlamentares së sotme Osmani, krahasuar me gjithë tjerët brenda kësaj partie”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka bërë një rikapitulim të qeverisjes prej tij.

“Katër muaj qeveri, 213 vendime nga 39 mbledhje. Mund të them se jam i kënaqur me vendimet që kemi marrë. Dhe në dy momente të rëndësishme besoj që kemi ngjallur shpresë te qytetarët dhe panik te kundërshtarët”, ka thënë ai.

Në 20 vjetor, Kurti ka kujtuar se kur është themeluar Kohavisioni, ai ka qenë në burg.

“Por e di që në vitin e dytë, flitej si për një televizion alternativ. Kujt do t’ia merrte mendja se duhej të ishit aq alternativë, për të qenë korrekt”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco