Mburret Hoti, 'korrëm sukses të jashtezakonshëm', për mjekët vetëm shtesa deri në Ligjin e Pagave

Mburret Hoti, 'korrëm sukses të jashtezakonshëm', për mjekët vetëm shtesa deri në Ligjin e Pagave

14:52, 22/09/2020

Kryeministri Avdullah Hoti, ka viztiuar sot Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku në një bashkëbisedim me drejtorët e klinikave të QKUK-së, Bordin drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar dhe anëtarët e Komitetit për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në kuadër të shërbimit spitalor, i falënderoi për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë gjithë vitit.

"Rënia e shifrave gjatë ditëve të fundit, ka dhënë një qetësi në familjet tona. Jemi në rrugën e duhur dhe besoj që objekti i Klinikës Emergjente duhet të bëhet gati për vjeshtë dhe gjithashtu të fillojë shpejt edhe vaksinimi i rregullt, në mënyrë që të kemi një mbrojtje për të sëmurët kronikë, për fëmijët dhe grupet më të rrezikuara", tha Hoti.

Sipas kryeministrit është me rëndësi për të hyrë në plane afatgjata të ristrukturimit komplet të institucioneve shëndetësore dhe në këtë mënyrë të riorganizohet komplet sistemi shëndetësor për t’u përballë me këtë pandemi. Kemi korrur rezultate të jashtëzakonshme, t’i mbajmë këto rezultate dhe në këtë mënyrë të jemi të përgatitur për zhvillimet që mund të ndodhin.

"Deri sa të bëhet Ligji i Pagave, do të vazhdohet në bazë të vendimit të Qeverisë për një shtesë, që nuk është e mjaftueshme, por tregon përkushtimin e shoqërisë dhe shtetit për punën që po bëjnë mjekët dhe personeli ndihmës dhe të gjithë ata që janë në zingjirin e shërbimeve shëndetësore", tha Hoti.

Ai shtoi se gjithashtu sot, në objektin e ShSKUK-së, zhvillova një takim me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Michele Risi, si dhe me ekipin e mjekëve nga Italia, të cilët kanë qëndruar në Kosovë disa ditë.

"I falënderova mjekët, qeverinë italiane, KFOR-in, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kanë pas gjatë kësaj periudhe. KFOR-i, edhe njëherë e ka dëshmuar që është në mbështetje të qytetarëve të Kosovës në të gjitha kapacitete, edhe në ruajtje të rendit dhe sigurisë, por edhe në mbështetje, siç është rasti me pandeminë', tha kreu i ekzekutivit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco