Prioritet i Kuvendit është miratimi sa më parë i Kodit Civil

Prioritet i Kuvendit është miratimi sa më parë i Kodit Civil

14:39, 22/09/2020

Ndërsa kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shkëmb Manaj tha se pas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kodi Civil është akti më i rëndësishëm që nxjerr Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër përfaqësues nga shoqëria civile janë shprehur të pakënaqur me mos përfshirjen dhe mos marrjen parasysh të sugjerimeve të tyre nga ana e Grupit punues qeveritar, i cili hartuar Kodin Civil.

Në lidhje me këtë, deputetët u zotuan se do të marrin parasysh të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me përmbajtjen e Kodit Civil.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj, tha se të gjithë anëtarët e Komisionit janë të përkushtuar që të bëjnë më të mirën e mundshme në lidhje me Kodin Civil, me qëllim që i njëjti sa më parë të dërgohet në seancë për votim.

Në korrik të vitit 2020, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë ka bërë prezantimin e Projekt Kodit Civil, përmes të cilit synohet të bëhet rregullimi dhe harmonizimi i dispozitave ligjore të së drejtës civile, si Ligjit të marrëdhënieve të detyrimeve, Ligjit të Pronësisë dhe të drejtave tjera sendore, Ligjit të Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë.

Në këtë dëgjim publik kanë marrë pjesë përfaqësues nga NDI-së, OSBE-së, UN Women, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë etj.?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco