Berisha: Kosova dhe shqiptarët janë përfituesit më të mëdhenjë në botë nga gjeostrategjia amerikane

Berisha: Kosova dhe shqiptarët janë përfituesit më të mëdhenjë në botë nga gjeostrategjia amerikane

14:20, 22/09/2020

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka folur sot për angazhimin amerikan në procesin e normalizimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Berisha ka thënë se Kosova dhe shqiptarët janë përfituesit më të mëdhenj në botë të gjeostrategjisë amerikane dhe shton se vizita e djeshme e zyrtarëve të lartë amerikan është në shërbim të një strategjie të tillë.

Berisha thotë se ata që po provojnë të relativizojnë një angazhim të tillë të SHBA’së janë duke e imituar Enver Hoxhën, derisa potencon se tendenca për t’i treguar Washingtonit se si duhet të sillet me Beogradin është absurd në vete.

Këtë e thotë Berisha duke rikujtuar edhe një herë faktin se SHBA ka bombarduar Serbinë pikërisht për shkak të sjelljeve arrogante dhe mosudrimit ndaj popujve tjerë.

“Ashtu siç e kam thene edhe me pare, Kosova dhe shqiptaret jane perfituesit me te medhenje ne bote nga gjeostrategjia amerikane ne dekadat e fundit.Edhe vizita e djeshme e delegacionit amerikan ishte ne funksion te kesaj strategjie, ne te cilen Kosova do te jete perfituese si shtet derisa shqiptaret si komb.Perpjekja per te relativizuar  kete angazhim duke analizuar situaten politike ne ShBA eshte nje imitim i zbehte i ‘babes Enver’ dhe i dalur boje. Ne anen tjeter, kerkesat per t’i treguar Amerikes se si duhet te sillet me Serbine, shtetin qe e ka bombarduar ate, eshte nje arrogance apsurde”, ka thënë Berisha.

Sipas tij populli duhet të rivlerësojë politikanë të tillë që sipas tij manipulojnë dhe relativiziojnë angazhimin amerikan.

“SHBA- te kane bombarduar Serbine pikerisht per shkak te veprimeve te saj arrogante, mosdurimin e tyre ndaj popujve te tjere, pikerisht edhe ndaj shqiptareve, e jo pse ato jane apriori kunder serbeve dhe ne favor te shqiptareve.Eshte koha, qe politikanet manipulativ, qe nuk kane asnje ide e plane konkrete per te kontribuar qe vendi i tyre te plotesoj standardet demokratike perendimore te rivleresohen nga qytetaret ngase shteti yne nuk ka mundesi te mbetet ne kembe me gjithe keto apsurditete qe jane lojera fjalesh dhe nuk sjellin asnje dobi konkrete”, ka shtuar ai.

“Edhe ata, qe jane per bashkepunim me SHBA-te, ne projektet regjionale, nuk jane duke bere ndonje heroizem per te cilin duhet te fitojne poena politike ngase thjeshte jane ne kryerje te detyrave shteterore te nenkuptueshme.

Eshte e pafalshme qe pas 20 viteve, ne jemi duke nderruar pozicionet me Serbine, perderisa politikanet serbe publikisht jane duke deklaruar se kemi detyrim ndaj femijeve tone te mos i prishim raportet me shtetin me te fuqishem ne bote, shqiptaret ne shenje ‘mirenjohjeje’ ndaj kontributeve amerikane kane filluar betejen apsurde te kundershtimeve per te gjetur aleanca edhe me apsurde te kohes se kaluar.

Ne vend qe te koncentrohemi, ne organizim te brendshem per te argumentuar kerkesat tona qe cdo marreveshje te avansoj ne favorin tonë, ne jemi duke mandatuar veten per t’i ligjeruar SHBA-ve demokracine, shtetin, sovranitetin dhe gjeostrategjin.

Nuk ka dyshim, se perveç mosdijes ketu fshihen edhe qellime te keqija!”, ka përfunduar ish-zëvëndësministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco