Kosova është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes së Washingtonit

Kosova është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes së Washingtonit

08:04, 22/09/2020

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla tregoi se u takua me Robert Greenway nga delegacioni amerikan që erdhi në Kosovë, me të cilin bisedoi për marrëveshjen e Washingtonit dhe implementimin e saj.

Haradinaj tha se u fol për formalizimin e njohjes me Izraelin dhe rreshtimin e Kosovës kundër terrorizmit, raporton Gazeta Blic.Ajo shtoi se Kosova është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes.

Ky është postimi i saj i plotë:

Në kuadër të vizitës së delegacionit të lartë amerikan, udhëhequr nga i Deleguari Presidencial për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell – kisha kënaqësinë ta takoj në një takim ndaras bilateral z.Robert Greenway, Zëvendës-Asistent i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Çështje të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së SHBA-ve, me të cilin biseduam për marrëveshjen historike të arritur në Uashington me 4 shtator, dhe rrugën përpara për implementimin e saj.Diskutuam në veçanti pikat e marrëveshjes që bien në përgjegjësinë direkte të fushëveprimit të MPJD-së, specifikisht formalizimin e njohjes së ndërsjellë me Izraelin, dhe në rreshtimin e Kosovës në luftën e pakompromis kundër terrorizmit.

E njoftova z.Greenway se Republika e Kosovës është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes dhe se e çmon pafundësisht përkushtimin e lartë të SHBA-ve për vënien në jetë të zotimeve të dhëna në këtë marrëveshje që ka hapur rrugën e prosperitetit ekonomik e ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.Zoti e bekoftë Amerikën ????????

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco