Deputetja e AAK-së: Hoti dhe Mustafa duhet t’i kërkojnë falje Edi Ramës

Deputetja e AAK-së: Hoti dhe Mustafa duhet t’i kërkojnë falje Edi Ramës

07:48, 22/09/2020

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, ka thënë se Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa duhet t’i kërkojnë falje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Hoti kishte dalë para Kuvendit duke thënë mos spekuloni se nuk do të i bashkohemi asesi Minishengenit. Bënin edhe analiza ekonomike duke treguar pse nuk bën t’i bashkohemi kësaj mini-jugosllavie të Ramës ndërsa tash vetë e nënshkruan”, tha ajo.

“Kishin folur shumë kundër këtij plani. E kishin etiketuar kryeministrin Rama më shumë emra të ndryshëm sikur tradhtarë e kështu me radhë. E kishin quajtur projekt jugosllav ndërsa tash vetë e lidhën marrëveshjen. Më e pakta që duhet të bëjnë është të kërkojnë falje nda Edi Ramës”, ka shtuar ajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco