Zotimi ambicioz i Avdullah Hotit: Marrëveshja e arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune

Zotimi ambicioz i Avdullah Hotit: Marrëveshja e arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune

21:51, 21/09/2020

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA-në, është lajmëruar edhe në mënyrën online në Facebook, kryeministri Avdullah Hoti, shkruan Syri.net Kosova.

"Bashkë me anëtarë të kabinetit, gjatë ditës së sotme kemi pritur në takim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili përbëhej nga i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, ambasadori Richard Grenell, kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA, (DFC) Adam Boehler, përfaqësues të USAID-it, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në ShBA", ka shkruar Hoti në Facebook.

"Pas takimi, në një ceremoni të veçantë, me kryeshefin Ekzekutiv të Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA (DFC), Adam Boehler, kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe ShBA-ve", ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Postimi i plotë:

Marrëveshja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune Bashkë me anëtarë të kabinetit, gjatë ditës së...

Posted by Avdullah Hoti on Monday, September 21, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco