Pas Prishtinës, delegacioni amerikan niset drejt Beogradit

Pas Prishtinës, delegacioni amerikan niset drejt Beogradit

21:35, 21/09/2020

Emisari amerikan Richard Grenell, bashkë me një delegacion në orët e mbrëmjes së sotme arritën në Prishtinë. Ata u pritën në objektin e Qeverisë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe kabineti i këtij të fundit.

Një takim me dyer të mbyllura, që u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshjeje ekonomike. 

Si një ngjarje kjo që u cilësua historike si nga Hoti ashtu edhe Grenell, duke hapur rrugë edhe finalizimit të marrëveshjes politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa, marrëveshja e nënshkruar sot, tha so të hap edhe vende të reja të punës dhe perspektivë të re ekonomike.

Pasi përfunduan punë, delegacioni amerikan i udhëhequr nga Grenell u nisën për në Beograd.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco