Prezenca e delegacionit amerikan tregon vendosmërinë dhe seriozitetin e presidentit Trump

Prezenca e delegacionit amerikan tregon vendosmërinë dhe seriozitetin e presidentit Trump

19:50, 21/09/2020

Është nënshkruar marrëveshja në mes të kryeministrit Hotit dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.

E pak minuta pas kësaj marrëveshje kryeministri Hoti së bashku me emisarin Grenell kanë dalë në një konferencë të përbashkët .

Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i nderuar nga vizita e Grenell në Qeverinë e Kosovës, ku thotë se prezenca e tij dhe delegacionit Trump tregon vendosmërinë e presidentit Trump, për zbatimin e një marrëveshjeje historike, drejt finalizimit.

“Sot ishim të nderuar të presim në qeveri, delegacionin e kryesuar nga Grenell për zbatim të marrëveshjes të arritur në Uashington. Prezenca e tyre tregon vendosmërinë e presidentit Trump, për zbatimin e një marrëveshjeje historike, drejt finalizimit.Kishim bisedë të gjerë për të gjitha pikat e marrëveshjes dhe e kam për nder ta them se do të lëvizim shpejtë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.Bashkë me këtë momentum të ri ekonomik, do të lëvizim për normalizim të marrëdhënies politike. Do të hap mijëra vende pune kjo marrëveshje ekonomike, jemi angazhu si qeveri dhe presim në javët e ardhshme, të lëvizim në zbatim të marrëveshjes”, tha Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco