Lajçak me ministrat C5 flet mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Lajçak me ministrat C5 flet mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

19:10, 21/09/2020

Miroslav Lajçak diskutoi sot zhvillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me ministrat e pesë vendeve të Evropës Qendrore.

Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak diskutoi sot zhvillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me ministrat e pesë vendeve të Evropës Qendrore.

“Faleminderit Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë për interesin e tyre në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për mbështetjen e tyre të fortë për punën time,” shkruan Lajçak në Twitter.

Ministrat e grupit C5 u takuan me përfaqësuesin Special të BE për dialogun Beograd-Prishtinë-Ballkan Perëndimor në Bruksel, në margjina të Këshillit të BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco