Grenell me 14 zyrtarë amerikanë pritet nga Hoti në qeveri

Grenell me 14 zyrtarë amerikanë pritet nga Hoti në qeveri

18:42, 21/09/2020

Emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell ka arritur në Qeverinë e Kosovës, ku është pritur nga kryeministri, Avdullah Hoti.

Delegacioni amerikan, i prirë nga Grenell përbëhet nga 14 zyrtarë të Departamentit të Shtetit, shkruan Syri.net Kosova.

Takimi po mbahet në zyrën e kryeministrit Hoti, në ndërtesën e qeverisë.

Sipas njoftimit, pas takimit pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Pjesë e delegacionit është edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler.

Në përbërjen e ekipit të Hotit do të jenë zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri, Albulena Halimaj, Driton Selmanaj, ai nga radhët e serbeve Goran Rakic, si dhe ministrat Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi, Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi.

Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco