Këshilltari i Trumpit i shkruan Thaçit...ja çka i thotë për marrëveshjen e Washingtonit

Këshilltari i Trumpit i shkruan Thaçit...ja çka i thotë për marrëveshjen e Washingtonit

17:22, 20/09/2020

Këshilltari i Presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien përmes një letre drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka falënderuar për mbështetjen që kishte shprehur përmes një letre drejtuar O’Brien për takimin e 4 shtatorit në Washington.

Në këtë korrespondencë, presidenti Thaçi kishte shprehur besimin se vetëm nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe angazhimin e O’Brien dhe ambasadorit Grenell mund të arrihet marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë, që do të siguronte njohjen e ndërsjelltë dhe paqen e qëndrueshme në rajon.

O’Brien, duke i shprehur mirënjohje, ka thënë se shpreson se puna e bërë ka shtruar themelet për arritjen e marrëveshjes së paqes në të mirë të Kosovës, Serbisë dhe tërë rajonit.

“Po ashtu, zotimi për njohjen e ndërsjellët midis Kosovës dhe Izraelit është hap historik që dëshmon përkushtim real për paqe”, ka përfunduar O’Brien në letrën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco