Pas kritikave për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Thaçi drekon në Stamboll me Erdogan

Pas kritikave për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Thaçi drekon në Stamboll me Erdogan

12:11, 20/09/2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bashkë me kreun e AKR-së Behxhet Pacollin kanë udhëtuar për në Stamboll.

Aty janë takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. E ky i fundit para disa javëve kishte telefonuar presidentin Thaçi pas lajmit se Kosova do të hapte Ambasadën e saj në Jeruzalem.

Por, disa javë pas, presidenti i Kosovës shihet në një drekë bashkë me presidentin e Turqisë.

Edhe pse presidenca nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtarë për vizitën e Thaçit në Turqi.

Takimi po zhvillohet në Rezidencën Vahdettin në Stamboll por ende nuk dihet arsyeja e kësaj vizite në Stamboll.

Sa i përket telefonatës që Ergogan i kishte bërë palës kosovare duke u ankuar që Kosova dhe Izreali shkëmbyen njohjet, Thaçi para disa javëve kishte dhënë një shpjegim.

Ai deklaroi se i kishte dëgjuar pakënaqësitë e Turqisë dhe Ligës Arabe duke zbuluar bisedën me Erdogan dhe theksuar se ajo pikë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk do t’i lëndojë raportet me Turqinë.

“Shqetësimet që kemi marrë nga liga arabe, por edhe nga presidenti Erdogan lidhur me njohjen reciproke me Izrealin. Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan, kam diskutuar në telefon. Kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërore mes Kosovës dhe Turqisë.”- kishte thënë Thaçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco