Trump: Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

Trump: Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

11:02, 20/09/2020

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump në një kampanjë në Karolinën Veriore tha se ai mund të jetë i i kualifikuar për ta fituar çmimin Nobel për Paqe.Kjo pasi, sipas tij, ai arriti të ndaloj vrasjet masive që po bëhen që disa dekada mes Serbisë dhe Kosovës.

“Tregimi tjetër, unë jam i sigurt se jam i kualifikuar për çmimin Nobel për Paqe. Ne po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë vetën për shumë vite. Ata po ndalojnë së vrari. Unë ju thash miq le të bashkohemi”, u shprehë Trump, shkruan “Yahoo”.

Presidenti i ShBA-ve këtë muaj u nominua për çmimin Nobel për Paqe pasi arriti të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco