E thotë VV: PDK do të votojë pro mocionit për rrëzimin e qeverisë Hoti

E thotë VV: PDK do të votojë pro mocionit për rrëzimin e qeverisë Hoti

20:32, 18/09/2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hajrulla Çeku thotë se Qeveria Hoti s’ka legjitimitet.

Janë dy parti opozitare.

Por të qenit bashkë në opozitë, nuk i ka bërë bashkë në një qëndrim.

Atë për ta rrëzuar qeverinë që udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

Është Vetëvendosje ajo që pret nga partia më e madhe opozitare në vend, PDK-ja që t’iu bashkohet në nismën për mocionin ndaj Qeverisë Hoti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku thotë se pikërisht ky duhet të jetë veprimi i ardhshëm nga kjo parti.

Sa i përket rezolutës për Dialogun, Çeku thotë se po punohet në harmonizimin e tekstit.

Kjo rezolutë sipas tij siguron sovranitetin e vendit.

Tashmë shefat e Grupeve Parlamentar po merren me harmonizimin e tekstit dhe gjatë ditës do të vendoset së votim dhe besoj që kjo rezolutë do të kalojë sepse aty nuk kërkojmë më shumë se sat të sigurohemi që sovraniteti nuk do të cenohet dhe që në diskutime Serbinë nuk do të shkohet si e ka bërë ky delegacioni jo legjitim dhe i papërgatitur i zotit Hoti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje pohon se projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet të ndryshojë.

Ai thotë se fakti që qeveria nuk mund të sigurojë më shumë se 41 vota, tregon se ajo nuk e ka legjitimitetin e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco