Reagon djali i Trump pas dekorimit të babait nga Thaçi

Reagon djali i Trump pas dekorimit të babait nga Thaçi

18:28, 18/09/2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ndau medaljen e “Urdhrit të Lirisë”, për presidentin amerikan, Donald Trump, e me këtë ka reaguar djali i këtij të fundit, Donald Trump Jr.

Përmes llogarisë së tij në Twitter ai shkroi se paqja në botë po arrihet për shkak të punës dhe përkushtimit të presidentit Donald Trump.

“Kosova e dekoron Trump me medaljen e Urdhrit të Lirisë për shkak të përpjekjeve të arritjes së paqes”, shkroi Trump Jr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco