Pas 20 orësh marrje në pyetje, Gani Geci paralajmëron autorët e 'komunikatës nr.59'

Pas 20 orësh marrje në pyetje, Gani Geci paralajmëron autorët e 'komunikatës nr.59'

18:04, 18/09/2020

Ish-komandanti i UÇK-së, Gani Geci, sot e ka përfunduar intervistën e tij pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale pas njëzet orësh.

Ai tha se nga dëshmia e tij mund të frikësohen vetëm ata që e kanë shkruar “komunikatën numër 59” dhe ata që kanë dhënë urdhër që të vritet Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku.

Geci ka thënë se nuk është me rëndësi se në çfarë cilësie merresh në pyetje pasi që mund të merresh në pyetje si dëshimtar dhe të përfundosh si i dyshuar dhe mund të merresh në pyetje si i dyshuar dhe të përfundosh si dëshmitar.

Ai tha se këtë herë pret që të zbardhet rasti “komunikata 59” pasi që u është përgjigjur të gjitha pyetjeve nga prokurorët dhe pas kësaj gjykate nuk do të merret më me këtë çështje dhe të gjithë ata që do të lirohen ose kjo gjykatë nuk merret më me ta do t’ua japë dorën.

Ndryshe kujtojmë se rreth dy vite më parë ne lidhje me “komunikatën numër 59” presidenti aktual, Hashim Thaçi i kishte kërkar falje  ish-ushtarit të UÇK-së, Gani Gecit.

“Mund të them se komunikata numër 59, që përmendet në opinion, siç e ka theksuar Shtabi i Zonës Operative të Drenicës, i udhëhequr nga Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku, është një komunikatë abuzuese, që nuk i takon UÇK-së”, kishte deklaruar Thaçi në RTK.

 
 
How to Share With Just Friends

How to share with just friends.

Posted by Facebook on Friday, December 5, 2014

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco