Përplasje në Kuvend mes Rexhep Selimit dhe Agim Veliut

Përplasje në Kuvend mes Rexhep Selimit dhe Agim Veliut

17:42, 18/09/2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është përplasur në seancë të Kuvendit me shefin e grupit parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimin.

Selimi ka thënë në seancë, se Veliu është shkarkuar se është i paaftë.

“Ti je shkarku jo për mustaqet që i mbanë po pse je i paaftë, mos e merr për keq, po të them seriozisht, shkarkimi yt do të duhej të ishte shembull edhe tash. Në këtë situatë ku tash është policia edhe ti edhe ne i kishim ndihmu policisë nëse ti nuk do të mbaje peng postin që nuk të takon”, ka thënë Selimi.

Kësaj deklarate të Selimit iu është përgjigjur Ministri i Punëve të Brendshme.

Ai e ka quajtur Selimin të pafytyrë.

“Rexhep unë i baj mustaqet po i pafytyrë si ti s’jam”, ka thënë Veliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco