Musliu kritikon Qeverinë për rastin e Karaçevës

Musliu kritikon Qeverinë për rastin e Karaçevës

17:08, 18/09/2020

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka kritikuar Qeverinë pas hyrjes së trupave të ushtrisë serbe në Kamenicë.

Musliu ka thënë se kjo temë do të duhej të ngritej edhe në Uashington e Bruksel nga kryeministri Avdullah Hoti.

“Qeveria e Kosovës nuk e ka prish fare komoditetin e kanë kaluar në heshtje këtë provokim të Serbisë, reagimet sporadike sa për sy e faqe janë aspak profesionale, kemi pritur që kryeministri Hoti do ta ngrisë këtë çështje edhe në Uashington e Bruksel, që Këshilli i Sigurimit të mblidhej e të diskutonte për këtë skandal brenda 24 orëve”, ka thënë deputetja e PDK’së.

“Ky provokim u menaxhua keq e s’ka më asnjë dyshim, arsyetimi i KFOR’it me një deklaratë pas 24 orëve nuk e arsyeton faktin se u shkel sovraniteti i vendit”, ka shtuar Musliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco