Biznesmeni i njohur ish-anëtari i LDK-së i del kundër Hotit

Biznesmeni i njohur ish-anëtari i LDK-së i del kundër Hotit

14:27, 17/09/2020

Ramiz Kelmendi ka dalë kundër dikur ish-partiakut të tij tani, kryeministër, Avdulla Hotit duke e thënë se është e papranueshme shkuarja në Bruksel sipas platformës serbe.

Ai thotë se me marrëveshjen e Uashingtonit është një hap i lehtë për çështjet ekonomike.

“Marrëveshja e Ëashingtonit është një hap i lehtë për çështje ekonomike, sado që  mundë të konsiderohet me alternativa, por nuk duhet kuptuar si fitore politike institucionale nga e kaluara, e jo si fitore të Akterëve prezantues. Kjo sepse kontributi në këtë kohë të shkurtër duhet kuptuar si realisht i vogël.”

“Nxitimi apo siç quhet në qarqet popullore mendjemadhësia politike sepse i ka munguar skenës politike një politikan i tillë, është gabim, e në veçanti për të  vazhduar me angazhime të ngjeshura për të vazhduar vallen e platformës serbe.”

Kelmendi shton se vendi duhet të ndërtojë plaftformë të saj.

“Kosova duhet të ndërtojë platformë me kërkesa të reja të cilat duhet parashtruar  Brukselit që të ketë materiale shtesë në negociata. Kërkesave tona duhet shtuar edhe formimin simetrik të asosiacionit të Komunave me shumicë shqiptare në  Luginën e Preshevës – Serbia Jugore – Asosiacioni me kompetenca sikurse ka vendosure Gjykata Kushtetuese. Duhet shtuar edhe shumë e më shumë pika që të  kemi angazhimin e Lajçakut dhe Borelit me detyra shtesë.”

“Ne me të drejtë akuzojmë Lajçakun dhe Borelin se po mbajnë anën e Serbisë po që se kemi kërkesa të shumta nga Pala Kosovare e ata po i anashkalojnë. Por  Lajçak dhe Borel jane duke kërkuar takime të ngjeshura për ti zgjidhur kërkesat e Serbisë të cilat janë dhe shtohen pafundësisht (Ndërsa ne kemi vetem një të  vetmën, të drejtën Pranimin e Pavarësisë) duke i shkuar përshtati kjo edhe animit të ndërmjetësuesve të BE-së.”

Gjitha këto komente ai i bëri në një shkrim në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco