PDK po kontribuon në stabilitetin e qeverisë aktuale

PDK po kontribuon në stabilitetin e qeverisë aktuale

08:56, 17/09/2020 Nga AZH

Përplasjet e vazhdueshme brenda koalicionit qeverisës kanë bërë që në vazhdimësi të shtohen zërat për mundësinë e hyrjes në koalicion qeverisës edhe të PDK-së. Por kjo parti deri më sot e ka mohuar që mund të ndodh një gjë e tillë. Mirëpo anëtari i saj, Hisen Berisha po mendon ndryshe: ai e sheh të nevojshme që PDK të jetë pjesë e kësaj qeverie, pasi jemi në një krizë politike - raporton Syri.net Kosova.

Berisha, në një bisedë për Syri.net, thotë se PDK po kontribuon në stabilitetin e qeverisë aktuale.

“Për hyrje të PDK në qeveri, nëse flasim nga prizmi personal, unë e kam shprehur qëndrimin tim, nevojën dhe arsyet që patjetër duhet PDK me hy në qeveri dhe kur është e nevojshme kjo. Nuk ka ndodhur deri më tani dhe unë mendoj se është qasje e gabuar, ngase Republika e Kosovës duhet ta tejkalojë krizën qeverisëse dhe duhet me patjetër ta tejkalojë traditën e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat vetëm sa gjenerojnë kriza”.

***

Nuk stabilizohet demokracia me zgjedhje të parakohshme, por përkundrazi. Qeveria aktuale është stabile. PDK po kontribuon në stabilitetin qeverisës përmes politikave parlamentare dhe aty do të vazhdojmë të japim kontributin tonë edhe më tej. Nëse qeveria ka nevojë për ndihmën e PDK për ta kaluar ndonjë krizë, e cila mund të paraqit në të ardhmen, atëherë strukturat e PDK duhet patjetër ta analizojnë shpejt situatën dhe të japin një përgjigje pa e shpie vendin në krizë.”

Berisha insiston se qeverisja Hoti duhet të rikonfigurohet e të vazhdoj mandatin e saj.

Unë mendoj se PDK duhet patjetër të ndikojë që mandati i këtij parlamenti të zgjasë katër vite ose mandat i plotë kushtetues. Pra, konsistoj në qëndrimin se, kur shteti ka nevojë për PDK-në, ajo duhet të tregohet shtetformuese. Ekziston ideja se qeveria Hoti mund të rikonfigurohet, por, sido që të ndodhë, ajo duhet të qeverisë deri në fund të mandatit të saj kushtetues. Çdo qëndrim tjetër nga kushdo, në kontekst të kësaj çështjeje, e konsideroj dekor për konsum politik ditor, pa menduar për shtetin” – thotë ai për Syri.net Kosovën.

Në rast që PDK i bashkohet qeverisë, Berishën edhe mund ta shohim në ndonjë pozitë udhëheqëse.

Angazhimi im apo i kujtdo është çështje e vendimmarrjes në organet e partisë. Natyrisht se jam i gatshëm të marr përgjegjësitë që më takojnë apo kërkohet nga unë. Unë vij nga fusha ushtarake, ku kam kaluar mbi 30 vite dhe gjithmonë jam përballur me sfida e analiza të mbrojtjes dhe sigurisë si dhe vendimmarrjen si proces. Pra, vendimmarrja për mua është një shumës analizash kuantitative, ndaj fakteve, vlerave dhe supozimeve që ofrojnë alternativa/vendime që do sjellin ndryshim”.

Por Berisha mohon se partia e tij do i futet pazareve për postin e presidentit.

Sa i përket pozitës së presidentit, si qëndrim e kam thënë dhe duhet ta përsëris se “presidenti i Republikës së Kosovës është në zyrë dhe duke kryer detyrën kushtetuese” . Në momentin kur z. Thaçi kryen mandatin, PDK do t’i qaset zgjedhjes në bazë të përcaktimeve kushtetuese, pa u bërë pjesë e përfitimeve politike, por duke i dhënë vendit personalitetin e presidentit, i cili do të jetë unifikues i popullit dhe pakicave që jetojnë në Republikën e Kosovës" - përfundon Berisha për Syri.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco