VV i reagon Thaçit: Ti e nënshkrove marrëveshjen për krijimin e Zajednicës...

VV i reagon Thaçit: Ti e nënshkrove marrëveshjen për krijimin e Zajednicës...

22:14, 16/09/2020

Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas deklarateve se Asociacioni i Komunave serbe është rrezik për Kosovën.

VV-ja ia ka kujtuar presidentit Thaçi se ai e ka nënshkruar vet marrëveshjen për krijimin e këtij Asociacioni.

“Sot, zyra e Presidentit ka lëshuar një komunikatë për media ku e ka cilësuar si të rrezikshme dhe të dëmshme idenë e diskutimit për ”Zajednicën” nga Avdullah Hoti në Bruksel. Në këtë komunikatë kërkohet që Kuvendi ta ndalojë Kryeministrin që të negociojë për çështje të brendshme, përmes një rezolute, ani pse një rezolutë e tillë është votuar nga Kuvendi në mars të këtij viti. Nëse ”Zajednica” paraqet rrezik për Republikën e Kosovës, gjë që është krejt e vërtetë, atëherë Presidenti Thaçi duhe të bëjë së paku tre gjëra: të distancohet dhe marrë përgjegjësi për marrëveshjen e Prillit 2013, që është themeli i ”Zajednicës” që e nënshkroi si Kryeministër; të marrë përgjegjësi për ”Zajednicën” e gushtit 2015 të nënshkruar nga Kryeministër Isa Mustafa i shoqëruar nga vet Hashim Thaçi si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe garantonte se ajo ishte në përputhje me Kushtetutën ndërkohë që më vonë doli se ajo e shkelë atë në së paku 23 nene të saj; dhe, të japë përgjegjësi për nënshkrimin e tij në letrën ku FSK-së i ndalohet kalimi në veri të vendit”, thuhet në një njoftim të VV-së.

Ata e kanë quajtur paftyrësi këtë reagim të presidentit Thaçi.

Postimi i i plotë:

Pafytyrësia e Presidentit Sot, zyra e Presidentit ka lëshuar një komunikatë për media ku e ka cilësuar si të...

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Wednesday, September 16, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco