Qorrolli: Këta që i ndihmuan Hotit në orët e syfyrit për t’u bërë KM,  tash po e kërkojne kokën e turkut

Qorrolli: Këta që i ndihmuan Hotit në orët e syfyrit për t’u bërë KM, tash po e kërkojne kokën e turkut

17:20, 16/09/2020

Analisti Vigan Qorrolli e ka komentuar një ‘tweet’ të Lajçakut ku njofton se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë rënë dakord që ekipi negociator të ndjek këto tema.

“Presidenti Vuçiç e kryeministri Hoti janë pajtuar që ekipi negociator të ndjekë marrëveshjet për pretendimet financiare dhe rregullimet ligjore për komunitetin minoritar. Të dyja temat janë shumë komplekse, për këtë arsye nesër do të diksutojmë për pretendimet financiare dhe aranzhimin për komunitetin minoritar në ditët në vijim,” kishte shkruar Lajcak në postimin e tij.

E sipas, Qorrollit nga ky postim nënkuptohet se kryeministri i Kosovës ka hyrë në negociata me Vuçiqin për temat e para 17 shkurtit 2008, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas tij ky hap paraqet një rrezik të thelle për subjektivitetin shtetëror të mishëruar me Deklaratën e Pavarësisë!

“Ne anen tjeter, keta qe i ndihmuan Hotit ne oret e syfyrit per t’u bere KM — tash po e kerkojne “koken e turkut” prej tij — per t’i ikur halleve te tyre me Gj. Speciale”, ka shkruar Qorrolli.

Me sa po kuptohet nga ky “twit” i Lajçakut — KM i Kosoves paska hyre ne negociata me Vuçiqin per temat e para 17...

Posted by Vigan Qorrolli on Wednesday, September 16, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco