Hoti e jep lajmin: Kosova do të përfitojë 138 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Hoti e jep lajmin: Kosova do të përfitojë 138 milionë euro nga Bashkimi Evropian

16:03, 25/08/2020

Kryeministri Avdullah Hoti e ka jep lajmin e mirë se Kosova do të përfitojë 138 milionë euro nga Bashkimi Evropian, shkruan Syri.net Kosova.

"Kam nënshkruar marrëveshjet financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programet IPA 2019, pjesa 2 dhe IPA 2020.
Procedurat për hyrjen në fuqi të këtyre marrëveshjeve do të nisin sa më parë që të jetë e mundur, kurse me hyrjen e tyre në fuqi, Kosova do të përfitojë në total 138 milionë euro nga BE-ja. Këto fonde do të zbatohen të kombinuara me më shumë se 40 milionë euro fonde të tjera në formë huamarrjeje nga institucionet financiare ndërkombëtare, për projekte të mëdha infrastrukturore nga fusha e mjedisit, energjisë dhe bujqësisë, si dhe bashkëfinancim nga ana e Qeverisë së Kosovës për disa nga projektet.", ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova do të përfitojë 138 milionë euro nga Bashkimi Evropian Kam nënshkruar marrëveshjet financiare ndërmjet Kosovës...

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, August 25, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco