Daçiq zbulon detaje për takimin e Washingtonit: Ja çfarë më tha Vuçiq para 10 dite

Daçiq zbulon detaje për takimin e Washingtonit: Ja çfarë më tha Vuçiq para 10 dite

11:32, 15/08/2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për takimin e 2 shtatorit që do të ndodh në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Daçiq ka thënë se në këtë takim që do të ndërmjetësohet nga Richard Grenell dhe Robert O’Brien tema kryesore do të jetë ekonomia.

Kryediplomati serb ka thënë se rreth dhjetë ditë më parë kishte biseduar me Vuçiqin kur ky i fundit i kishte treguar se ekziston ende dëshira e Richard Grenell dhe SHBA’së që të vazhdojnë të jenë prezent në dialog dhe të bëjnë lëvizje që ndërlidhen kryesisht me ekonominë dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me bazë ekonomike.

 Tutje Daçiq ka thënë se ka rivalitet rreth asaj se kush do të organizojë takimin, madje thotë se ka edhe presion për të mos marrë pjesë në takim.

“Askush s’mund të bëjë presion ndaj Serbisë, edhe pse disa janë të zemëruar që ne po marrim pjesë”, ka thënë Daçiq.

Në fund Ivica Daçiq ka thënë se Serbia do të vazhdojë me një qasje konstruktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco