Reagon Kuçi: Mungesa e kuorumit për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme

Reagon Kuçi: Mungesa e kuorumit për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme

21:20, 14/08/2020

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk e kaloi as leximin e parë. Dy herët e votimin nuk kaluan numrin e 45 deputetëve, duke e pamundësuar ecjen përpara të këtij ligji.

Qëllimi i këtij ligji sipas ministri të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi del mbi secilin interes. Ai thotë se është e turpshme që nuk u plotësua kuorumi për të mundësuar votimin e këtij projektligji.

“Bashkë me ligjin për lehtësira ekonomike, ky ligj është çelës që të ndihmojmë bizneset e Kosovës, rrjedhimisht të ndihmojmë edhe qytetarët. Po i bashkëngjitëm qëndrimit të ministres Hykmete Bajrami, që ky ligj të del para deputetëve përsëri këto ditë. Çdo vonesë reflekton jo mirë në ekonominë e vendit”, ka shkruar Kuçi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco