Ratifikohen marrëveshjet që i sjellin Kosovës 146 milionë euro

Ratifikohen marrëveshjet që i sjellin Kosovës 146 milionë euro

20:51, 14/08/2020

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se deputetët sapo kanë ratifikuar dy marrëveshje shumë të rëndësishme ndërkombëtar, njëra me Bankën Botërore dhe tjera me BE-në, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas saj këto dy marrëveshje të iniciuara dhe të negociuara nga ministri Besnik Bislimi gjatë qeverisë Kurti, janë ndihmë financiare për Kosovën, bizneset dhe qytetarët për tejkalimin e pandemisë. 

"Dy marrëveshjet bashkë i sjellin Kosovës një mbështetje prej 146 milion euro.", ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Sapo u ratifikuan në Kuvendin e Kosovës dy marrëveshjet ndërkombëtare, njëra me Bankën Botërore dhe tjetra me BE-në....

Posted by Arbërie Nagavci on Friday, August 14, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco