Analistët shprehen skeptikë nëse PDK do t’i bashkangjitet koalicionit qeverisës

Analistët shprehen skeptikë nëse PDK do t’i bashkangjitet koalicionit qeverisës

20:11, 13/08/2020

Në Kosovë situate politike vazhdon të jetë e brishtë. Partnerët e koalicionit të qendrës së djathtë LDK dhe AAK kanë filluar t’i vënë në pah problemet mes tyre e sidomos në raport me dialogun.

Profesori universitar Blerim Burjani thotë se është e qartë që nuk ka një koordinim mes LDK-së dhe AAK-së sa i përket dialogut ndërsa nuk beson se PDK do të bëhet pjesë e qeverisë.

“Nuk ekziston një koordinim mes partnerëve të koalicionit qeverisës sa i përket dialogut. Nuk ka qasje të barabartë në këtë dialog. AAK ka ankesa të mëdha. Nuk ka përfaqësues të vetë në dialog dhe është jashtë lojës. Kjo mund të jetë mollë sherri për prishje të koalicionit ma vonë, por jo për momentin. PDK është duke zhvilluar një lojë politike. Ata nuk janë të interesuar të jenë pjesë e këtij koalicioni por më tepër është e interesuar që të reformohet brenda vetës. Pastaj edhe Gjykata Speciale u ka shkaktuar problem të mëdha si subjekt politik”, ka deklaruar Blerim Burjani.

Ndërkaq analisti politik Faton Abdullahu nuk pret unitet politik Brenda partnerëve të koalicionit, madje pret që situate të keqësohet edhe më tej, ndërsa është skeptik nëse dikush tjetër do t’i bashkangjitet këtij koalicioni.

“Brenda koalicionit nuk po shkohet që të krijohet një unitet minimal, përkundrazi, gjendja është duke u përkeqësuar. Nëse vazhdohet kështu vështirë se do të vazhdohet me këtë qeveri në këtë mënyrë…Sa më shumë të ketë problem Brenda koalicionit aq më e vështirë do të jetë të bindet dikush tjetër t’i bashkohet koalicionit”, ka deklaruar Faton Abdullahu.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar takim mes partive të koalicionit për t’i zgjidhur problemet mes tyre./RtvDukagjini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco