Hoti tregon si do të ndahen 365 milionët e Pakos

Hoti tregon si do të ndahen 365 milionët e Pakos

19:47, 13/08/2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka treguar se si priten të ndahen 365 milionët e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike të vendit - njofton Syri.net

“Sot, pas konsultimit me ministrat e resorëve ekonomik, me vendim të Qeverisë janë shpërndarë 365 mil euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2020, për masat në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike”

Këto kategori janë të përfituese nga kjo pako:

- 60 mil për Fondin për Garanci Kreditore që ju mundëson bizneseve të marrin më lehtë kredi,

- 30 mil për koston e riprogramimit të kredive të bizneseve,

- 26 mil për dyfishim të subvencioneve në bujqësi,

- 24 mil subvencionim të pagës për punëtorë,

- 17 mil për ndërmarrje publike që kanë vështirësi financiare,

- 10 mil për sektorin e arsimit,

- 10 mil për komuna, shto këtu edhe 29 mil shtesë që iu është bënë komunave në dispozicion nga fondi kontingjent.

- 5 mil për programe rinore, për profesionistë kulturorë dhe federata sportive,

- 2 mil për punësim të grave,

- 2 mil për zhvillim rural, etj.

&;

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco