'Skandali në Karaçevë'/VV e thërret në interpelancë Agim Veliun

'Skandali në Karaçevë'/VV e thërret në interpelancë Agim Veliun

16:47, 13/08/2020

Lëvizja Vetëvendosje po vlerëson se vetëpërjashtimi që po bënë Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur qytetarët, është i papranueshëm dhe dëmton edhe më shumë pozitën e Kosovës.

"Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është brenda territorit të Republikës së Kosovës vetëm sa nxitë ndërhyrjet e Serbisë", thuhet në një reagim të VV-së në Facebook.

Sot kjo lëvizje ka paraqitur lëndën që thërret në interpelancë, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun për çështjen e patrullimit të pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Postimi i plotë:

Vetëpërjashtimi që po bënë Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe...

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, August 13, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco