Shoqëria Civile i kërkon PDK-së që ta tërheqë Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

Shoqëria Civile i kërkon PDK-së që ta tërheqë Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

14:21, 13/08/2020

Shoqëria Civile kërkon nga PDK-ja që ta tërheq Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, përmes një deklarate të përbashkët, organizatat e shoqërisë civile që kryesisht merren me drejtësi tranzicionale i kanë bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës që të tërheq Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raproton Syri.net Kosova 

Në deklaratë, kërkohet nga deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi që si propozues të tërheq këtë projektligj, pasi i njëjti sipas tyre nuk është në përputhje me të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës.

“Veçanërisht, projektligji aktual cenon lirinë e shprehjes, ndërsa minon përpjekjet drejt arritjes së drejtësisë për të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit nga të gjitha grupet etnike”, thuhet në reagim.

Sipas Shoqërisë Civile, disa nene të projektligjit janë shqetësuese për shkak se edhe në të kaluarën ka pasur linçime ndaj njerëzeve që kanë shprehur mendimin e tyre në raport me luftën e UCK-së.

“Projektligji i propozuar është shumë shqetësues kur merret parasysh diskutimi i përgjithshëm publik dhe implikimet politike rreth rolit dhe trashëgimisë së UÇK-së. Ka pasur një numër rastesh në të kaluarën kur njerëzit janë linçuar kur kanë shprehur publikisht mendimet e tyre për UÇK-në dhe individët që kanë qenë pjesë e UÇK-së”, thuhet në reagim.

Reagimi është mbështetur nga organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Fondi për të Drejtën Humanitare- Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Integra, Alternative Dispute Resolution Center dhe Nisma e Re Sociale.

Kuvendi i Kosovës dështoi që ta votonte në parim këtë projektligj për shkak të mungesës së kuorumit. 35 deputetë votuan për dhe një abstenim.

Projektligji pritet që të hidhet në votim në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Propozuesi i këtij projektligji, Gazmend Bytyqi, tha për Radion Evropa e Lirë se është dëshpërues fakti që deputetet nuk e votuan projektligjin. Ai tha se pavarësisht kritikave për përmbajtjen e ligjit, deputetët do të kenë mundësinë që të bëjnë ndryshime dhe amendamente pas kalimit në lexim të parë.

Projektligji është kritikuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett për shkak se sipas tij, mund të cenojë lirinë e shprehjes.

Kritika pati edhe ambasadori gjerman si dhe ambasada e Zvicrës në Kosovë. /rfe/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco