Del edhe një kandidat për president të Kosovës

Del edhe një kandidat për president të Kosovës

14:16, 13/08/2020

Për president të Kosovës ka dal edhe një tjetër kandidat, e ai është kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan Syri.net Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur, Fatmir Matoshi zyrtar i kësaj partie përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se Behgjet Pacolli është Presidenti që i duhet Kosovës.

"Marsi i vitit që vjen është koha kur Kosova duhet ta zgjedh Presidentin e ri. Tanimë kanë filluar edhe të shfaqen ambiciet e para dhe të përmenden kandidatët e mundshëm për pozitën e të parit të shtetit. Kosova tani ka nevojë për bashkim e unitet të plotë. Behgjet Pacolli padyshim do të ishte presidenti më i mirë për Kosovën. Ai i ka miqët dhe njohjet më të mira në botë, është treguar unifikues i skenës politike gjatë gjithë karrierës së tij, ka një potencial intelektual e material për ti dhënë krah zhvillinit ekonomik në vend, është treguar bashkëpunues me të gjithë, është kosovari më humanist dhe ka ndihmuar me dhjetëra miliona euro në shëndetësi, shkolla e mirëqenie të familjeve kosovare", ka shkruar ai.

Sipas tij një ndryshim kushtetues do ta bënte të mundur zgjedhjen e Presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga populli, nëse kjo ndodh Behgjet Pacolli padyshim do të zgjidhej President i Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco